“Shqipëria, rruga kryesore e heroinës në BE”, Berisha në Berat: Rama flet më shumë për kanabisin se për grurin, misioni ynë të shpëtojmë vendin

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim në Berat me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD.

Berisha deklaroi se demokratët janë ngritur për të shpëtuar PD, teksa tha se misioni i tij është që të shpëtojë Shqipërinë.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria është bërë rruga kryesore e heroinës në BE, ndërsa Edi Rama flet për kanabisin.

“U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara.

Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal.

Patëm një qeveri e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e saj të zeza. Shqipëria është bërë rruga e heroinës. Shqipëria është ruga kyesore, siç e keni parë Porti Durrësit është kthyer në rrugë pë kokainën. Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, ullirin, arrat apo drrurët frutorë.

Opozita dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur ju vinit nga Berati, Skrapari për të protrestuar. Kjo është e verteta në fjalimin e liderit nuk përmendej asnjëherë emri i kundërshtarit. Dhe pas kësaj kryetari ish-kryetari do angazhohej për llogori të qeverisë. Ju jeni misonar të vërtetë.

Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej. Ishte revolucion lëvizja jonë. Pa përmbushur misonin e saj kurrrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë dhe ju jeni misionar dhe qëndruat të pamposhtur. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad