Shqipëria s’do marrë pjesë në Samitin e BE, reagon Berisha: Serbomadhi Vuçiç dhe vasali Rama, janë urdhëruar nga Putini!

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, reagon për vendimin e njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama, se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE më 23 qershor, për shkak se “Europa i është nënshtruar vetos bullgare”.

“Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor.

Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!

Zjarr Tv Ad