Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka hedhur dritë mbi eksperimentin financiar që çoi në falimentimin e Sri Lankës, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Edi Rama janë pjesë e projektit të financuar nga Soros.
Sipas Goxhaj, Shqipëria është një shtet i rënë, shtet banidëtësh, është si një zonë pushtimi dhe tani Erion Veliaj dhe Edi Rama po administrojë ç’të gjejnë.
Avokati ka theksuar se Rama dhe Veliaj kanë lidhje më të hershme me Greqinë dhe e kanë emrin ‘vrasës kombesh’, një koncept i panjohur për realitetin tonë.
Goxhaj: Erion Veliaj kur ka qënë në Amerikë ka pasur një mentor grek shumë të njohur. Në Shqipëri është një shtet i rënë, shtet partizanësh, shtet banidëtësh është si një zonë pushtimi dhe tani po administrojë ç’të gjejë. Ram dhe Veliaj kanë një lidhje më të hershme me Greqinë. Erion Veliaj kur ka qënë në Amerikë në Miçigan ka qënë i rekrutuar nga një mentor grek dhe ky person është kontraktuar përsëri nga Veliaj dhe ka ardhur këtu.
Erion Veliaj ka një greqishte shumë të mirë dhe njerëzit nuk e dinë. Të garantoj se dhe Richardo Hausmant është një person që është vetë drejtor i institutit është përzënë nga Venezulela është kapur në përgjime për korrupsion për një kredi 30 miliardë dollarë të Bankës Botërore.
Këta janë ekspertë të vrasjes së popullit dhe këta i shpërndajnë nëpër botë për të bërë punë, ndërsa tipa si Rama dhe Veliaj janë vrasës lokalë por me eksperiencën e tyre këta japin eksperiecë se si të vriten kombe të tjera. Këta e kanë emrin ‘vrasës kombesh’, kështu e kanë emrin është koncept i panjohur për realitetin tonë. Këta shkojnë diku dhe shkatërrojnë ekonomi, pasuri këta janë persona të zotë për të krijuar të tilla skenare.