Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria bëhet i vetmi vend në botë që ndalon shitjen e pijeve të gazuara tek të gjithë shtetasit nën 18 vjeç  Por veç alkoolit, ky ligj ndalon që në të gjithë territorin e Shqipërisë, dyqanet, baret apo restorantet t’u shesin të gjithë atyrë që janë nën moshën 18 vjeç të gjitha llojet e pijeve freskuese, si Coca Cola, Pepsi, Fanta, Sprite, çajra të ftohta, arançata e të tjera. . Juristë të kontaktuar nga Zjarr TV shpjeguan se masat e këtij ligji prekin disa nene të Kushtetutës, në lidhje me kriterin e proporcionalitetit, pasi nuk është bërë një trajtim i diferencuar ndërmjet kategorive të të miturve, bazuar në studime të posaçme për secilën kategori.  Sipas juristëve, në këtë mënyrë ligjit i mungon efektiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër dëmton edhe subjektet që preken prej tij .Ndoshta një ligj i tillë mund të ekzistojë vetëm në Korenë e Veriut, vend për të cilin nuk kemi informacion.

Zjarr Tv Ad