Zyrtari i LSI-së Vojo Bregu komenton raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke nënvizuar se në këtë raport theksohet se vendi ynë nuk e ka një regjistër të fermave.
Bregu ka publikuar edhe një video të ish-ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, dhe shprehet se ajo gënjeu kur tha se Shqipëria ka regjistër fermash.
Reagimi i Vojo Bregut:
Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë