Shqipëria strehon 351 shtetas ukrainas për shkak të luftës, Bledi Çuçi: Do miratojmë masa lehtësuese për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka strehuar deri më tani 351 shtetas ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës. Shifra është bërë publike nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Çuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov. Ai ka ndarë foto nga takimi ku shkruan se e ka garantuar Shkurov për mbështetjen e Shqipërisë ndaj shtetasve ukrainas që kanë ardhur në vendin tonë ose do të vijnë për shkak të luftës.

Statusi i ministrit Çuçi:

Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin.

Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti. Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira.

Zjarr Tv Ad