Shqipëria trend në ulje të infektuarve në 24 orë, në total kemi 186 të infektuar me COVID-19

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka shënuar një trend në ulje të të infektuarve me koronavirus COVID-19 në 24 orët e fundit.  Ministria e Shëndetësisë konfirmon se janë 12 raste të reja, nga 102 persona të testuar ndërkohë që dje nga 103 teste të kryera ishin regjistruar 28 raste të reja. Numri total i të infektuarve është 186 persona  dhe shënohen 8 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste” deklaroi ne raportimin ditor drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.

Harta zgjerohet me Puken

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës, “përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” u shpreh Fico.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, sot me 27 mars 2020 është si vijon:
– Tiranë           107 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               20 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            1 rast
-Tropojë          2 raste
– Pukë               2 raste

31 te sheruar–  Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Zjarr Tv Ad