Shqipëria vendi i parë ne rajon me risk të lartë për pastrimin e parave! Indeksi i Bazelit: Renditet në vendin e 44-t, pas Turqisë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Pavarësisht punës se bërë dhe ndryshimeve ligjore, Shqipëria përsëri konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Në muajin Shkurt ishte Moneyval, që e futi vendin në listën gri, tashmë është Indeksi i Bazelit, i cili e klasifikon vendin me risk të lartë për këtë fenomen.

Shqipëria renditet në vendin e 44, nga 141 vende të botës që janë marrë në shqyrtim.

Nga vendet fqinje, por edhe në Ballkanin Perëndimor vendi ynë është më negativ në renditje, e që pësohet më pas nga Bosnje-Hercegovina që është në vendin e 47 dhe Serbia e renditur e 54 në indeks.

Përparim dhe një renditje pozitive në listë duke u konsideruar si shtete me rregulla të forta kundër këtij fenomeni në rajon janë Maqedonia që renditet në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126. Më lartë në renditje për risk të ulët për pastrimin e parave është Greqia ne pozicionin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Ndërkohë vlen të theksohet se Shqipëria është 3 vende më mirë se Turqia e cila ndodhet në vendin e 41 për rrezikshmëri në këtë drejtim ndërsa ne në vendin e 44. Shteti i parë është Afganistani për pastrimin e parave ndërsa i fundit Estonia pa rrezik për pastrim parash.

Indeksi i Bazelit ka marrë në shqyrtim cilësinë e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, nivelin e korrupsionit, transparencë në financa dhe rreziqet juridike e politike.

Së fundmi vendi ka miratuar dy nisma ligjore për të parandaluar pastrimin e parave. Ligji për regjistrin e pronarëve përfitues që do të bëjë publike emrat e kompanive off-shore duke e goditur si fenomen, dhe më herët hyri në fuqi ligji për shkëmbimin automatik të informacionit një bashkëpunim me 82 vende të botës për të marrë informacion mbi llogaritë bankare te shtetasve shqiptar e të huaj tek shtetet që janë pjesë e këtij kuadri ligjor.

Zjarr Tv Ad