Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvend se Brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë “Albania” dhe “Albania 2”. Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës, por kreu i qeverisë i mëshoi fjalës së tij.
“The do blejmë drona. Jo. Do blejmë drona. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2. Sepse për ne Shqipëria nuk është tokë e xanum”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje. Kështu Shqipëria pritet të bëhet vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë.
Por sa satelitë ka sot në hapësirë?
10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu . Përllogariten rreth 7941, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që posedon satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi Tre të katërtat e satelitëve rrotullohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km lartësi dhe përdoren kryesisht për sistemet e telekomunikacionit, imazhet tokësore ose meteorologjinë.
Sipas Shoqatës së Unionit të Shkencëtarëve, sateliti i parë është ai amerikan Amsat Oscar-7 (AO-7) i dërguar në hapësirë më 15 nëntor të vitit 1974. Numri i satelitëve është shtuar vitet e fundit, konkretisht 378 satelitë në vitin 2017 dhe 375 satelitë në vitin 2018. Më 15 Shkurt të vitit të kaluar India theu rekord duke dërguar në hapësirë 104 satelitë përnjëherë. 38% e satelitëve i kushtohen vëzhgimit të Tokës (klimës, reshjeve apo vëzhgimit). 37% shërbimeve të komunikimit dhe pjesa tjetër për qëllime shkencore, mbrojtje apo teknologjike. 64% e satelitëve dërgohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km mbi nivelin e detit. Kjo afërsi shkurton vonesat dhe kërkon më pak energji në nisje. Përdoret veçanërisht për sistemet e telekomunikacionit dhe imazhet tokësore apo meteorologjinë.
27% e satelitëve lëvizin në orbitë gjeostacionare në një lartësi deri në 36 mijë kilometra që përdoret veçanërisht për shërbimet e komunikimit, që mbeten gjithmonë në të njëjtën pikë dhe orbita e mesme mes 2000 dhe 36 000 km që përdoret për satelitët e navigimit siç janë GPS.