Shqipëria, vendi ku varfëria nuk njeh moshë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush është i varfër është i varfër pavarësisht nga mosha. Varfëria detyron fëmijët të punojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CRCA) 7 përqind e fëmijëve punojnë, ndërkohë që 12 mijë kanë braktisur shkollën. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në sektorin agrar, por edhe në aktivitete rruge si lypje apo shitje. Dhe një pjesë më e vogël punon në punë të rënda si miniera dhe ndërtim. CRCA thotë se rreth 50 mijë fëmijë punojnë në Shqipëri, por Ministria amerikane e Punës, zyra për çështjet ndërkombëtare të së cilës botoi muajin e kaluar një raport për punën e fëmijëve në Shqipëri, vëren se mungojnë të dhënat aktuale për përdorimin e fëmijëve në format më të rënda të punës.

Puna në agrikulturë dhe industri

Sipas rapotit 87,5 përqind e fëmijëve nga mosha 5 deri 14 vjeçare punojnë në agrikulturë, 9,6 në shërbime dhe 2,9 në industri. Punët që kryejnë fëmijët në agrikulturë nuk janë të identifikuara ndërkohë që në shërbime ata punojnë kryesisht në shitje, larje makinash, lustrime këpucësh, punë në hotele, restorante. Në industri fëmijët punojnë në miniera edhe për nxjerrjen e kromit, në ndërtim, në industrinë e tekstilit, peshkim, call center. Po raporti flet për përdorimin e fëmijëve edhe në aktivitete ilegale si vjedhje, trafikim droge, përdorim si korrierë droge, dhe mbledhje e përpunim kanabisi. Qeveria shqiptare ka futur në përdorim mekanizmat institucionalë për të ndaluar punën e fëmijëve, por hendeku ekziston në bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, asaj të ekonomisë, dhe të punës, vëren raporti i sipërpërmendur. Mosha minimale në Shqipëri për punë është 16 vjeç dhe për punë të rënda 18 vjeç. Qeveria shqiptare ka aprovuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në punë si dhe një listë të punëve të rënda, në të cilat ndalohet puna nën moshën 18 vjeçare. Edhe axhenda kombëtare për të drejtën e fëmijëve krijon një sistem për mbrojtjen nga abuzimet. Megjithatë ligji nuk e ndalon shprehimisht përdorimin, ndërmjetësimin ose ofrimin e fëmijëve për aktivitete ilegale.

Mungesa e inspektorëve të punës

Ata që mungojnë thotë Altin Hazizaj, drejtor i CRCA, janë inspektorët e punës, që të kontrollojnë sektorët ku mendohet se punojnë fëmijë. Këtë vëren edhe raporti i përmendur më lart, sipas të cilit qeveria nuk ka plan vjetor për inspektimin e rrezikut në punë. Kontrolle bëhen gjatë verës për punën e fëmijëve në shitje, por jo gjatë gjithë vitit për shembull për përdorimin e fëmijëve në agrokulturë. Sipas të dhënave në vitin 2017, ka pasur 586 raste të fëmijëve që lypin në rrugë.

Qeveria ka përpiluar programe për eliminimin e punës së fëmijëve. Mungesat ekzistojnë në programet sociale, përfshirë programet për të adresuar problemet në çdo sektor. ”Situata bëhet më tragjike sepse mungojnë shërbimet e mbështetjes së familjes dhe fëmijëve, që do të siguronin ushqimin bazë dhe ndjekjen e shkollës,” thotë Altin Azizaj, nga CRCA.

Edhe raporti i i sipërpërmendur vëren se shërbimet sociale duhet të jenë të arritshme për fëmijët romë dhe egjiptianë. Po ashtu duhen identifikuar punët e fëmijëve në agrikulturë dhe ndërtim për të përshtatur politikat dhe programet, duhen ulur barrierat për arsimin, duhet rritur numri i strehimoreve për fëmijët që bien në sy të policisë./ Deutsche Welle

 

Zjarr Tv Ad