Shqipëria, vendi që shpenzon më pak për të varfrit

0
612
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asistenca sociale në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Të dhënat e publikuara nga Banka Botërore, tregojnë se Bosnja është vendi me shpenzimet më të larta për asistencën sociale, duke u ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, dhe Maqedonia. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto,vendi ynë shpenzon në shifrën më të ulët, 10.1% të PBB-së.

Raporti pasqyron dhe shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë në raport me PBB-në, ku sërish vendi ynë për shkak të kapaciteteve të dobëta të grumbullimit të taksave është më pas se vendet e rajonit.

Qeveria shqiptare mbledh taksa sa 24.4 për qind e PBB-së, ndërsa Bosnja dhe Serbia përkatësisht me nga 38.1 dhe 37.8 për qind e PBB-së.

Shqipëria e ka treguesin zyrtar të varfërisë në  mbi 14 për qind,  të përqendruar kryesisht në zonat veriore të vendit dhe zonat. Pagesat e mbrojtjes sociale në vend janë shumë poshtë minimumit jetik  që sipas një vlerësimi që dha Avokati i Popullit vitin e kaluar duhet të jetë 16  mijë lekë në muaj. Mbi këtë shifër sipas avokatit duhet të jepen të gjitha pagesat për zërat e mbrojtës sociale.

Shpenzimet për asistencë sociale në % te PBB-së.

Zjarr Tv Ad