Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Fier, duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.
Bëhet me dije se uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre , drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Ky aksion “blic” i Policisë është ndërmarrë për të bërë të mundur gjurmimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u qëllua me armë zjarri drejt policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Mësohet se janë shoqëruar disa përsona, ndërsa në hyrje-daljet e qytetit ka prani të shtuar të efektivëve.