Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrëmjen e djeshme, aktori Laert Vasili, ka rrëfyer në emisionin “Dola te Ola”, se si kanë tentuar ta eleminojnë në Greqi, për shkak të racizmit ndaj shqiptarëve.
Ai tha se është një fëmijë i lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë minoritare greke dhe është përballur me vështirësitë e një racizmi të theksuar.
Aktori tregoi se në Korrik të vitit 2014-të, teksa po dilte nga teatri në Athinë për të shkuar në shtëpi, dy persona të maskuar e ndoqën me motor dhe më pas i janë vërsulur dhe e kanë keqtrajtuar, duke i thënë “shqiptar i poshtër, këtu do të bëjmë varrin”. Vasili tha se ky ishte rasti i dytë që atë tentonin ta hiqnin qafe (eleminojnë), pasi hera e parë ishte në Tetor të vitit 2012-të.