Shqiptaret do te perfaqesohen nga deputet te denje

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimin e sistemit zgjedhor e ktheu në kauzë të saj politike pas refuzimit për të djegur mandatin e deputetes e zgjedhur nën siglën e PD, por edhe pse nuk e realizoi këtë, Rudina Hajdari ndihet triumfuese pasi mundi të realizojë hapjen e listave që pritet të votohet sot në Kuvend. Duke folur nga foltorja, mesazhin ajo e pati për qytetarët, duke u bërë me dije se tashmë do të kenë në dorë një armë të fortë për ndëshkimin e kryetarëve të partive dhe zgjedhjen e kandidatëve të denjë që do ti përfaqësojnë ata në Parlament për katërvjeçarin e ardhshëm në zgjedhjet e 2021.

Hajdari: Sot me këtë votim, këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne  e kemi në dorë të administrojmë me mençuri, pjekuri dhe urtësi.  Me këtë armë që kemi në dorë ua heqim sadopak fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve shqiptarë.Por asgjë nuk do të vlejë në këtë përpjekje nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk dalim në votime dhe nuk ua japim atyre kandidatëve që përfaqësojnë qytetarët.

Duhet të luftojmë për të ndëshkuar të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Ju garantoj se në këtë parlament në 2021 do të vijnë pikërisht ata njerëz që janë të ndershëm dhe të mirë dhe jo matrapazët. Falë listave të hapura kjo do të jetë e mundur. Përmes votës suaj në këtë sallë do të sillni ata deputetë që janë punëtorë, dhe jo lëpirësit ndaj kryetarëve të partive. Me votë nesër do sillni ata qytetarë që janë të vyer dhe jo një kriminel apo matrapaz, ata që besojnë te idetë dhe parimet dhe jo ata që lakmojnë pushtetin, karrigen dhe paranë. Me votë mund të vlerësoni njerëzit që do të ndëshkoni kryetarët. Shqipëria sot ka një ndarje shumë të madhe që nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve por mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurive të këtij vendi dhe 2.5 milionë shqiptarëe që nuk marrin asnjë shërbim.

Ndarja është mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që kanë pak ose asgjë. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë politike dhe e ardhmja do të varet nga mënyra sesi ne do të përdorim këtë armë që do të votohet për ndryshimin në vend.

Me listat e hapura kemi mundësi që këtë ndarje ta zhdukim dhe pasurinë ta ndajmë për të gjithë shqiptarët. Ejani ta ndryshojmë këtë vend se ndryshimi është i mundur kur besojmë te ai. Unë besova, luftova fort dhe ja dola. Sot nuk është thjesht një hap për listat por një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit. Urime të gjithë shqiptarëve, urime Shqipëri!

Zjarr Tv Ad