Mbrëmjen e djeshme, spektakli i humorit “Kosherja” ka nisur me një dialog mes Jona Spahiut dhe Bes Kallakut, ku ky i fundit me plot ironi dhe humor ka folur rreth ngritjes së çmimeve të bukës, gazit, ujit, energjisë elektrike, TVSH-së, naftës, miellit, kafes, edhe apartamenteve.
Në fund i ka kërkuar publikut në skenë të ngrihet në këmbë, duke treguar se shqiptarët nuk protestojnë për çështje të rëndësishme, por për mbylljen e rrjeteve sociale, që ndodhi disa ditë më parë.
“Pyet shqiptari me u rrit çmimi bukë, ne të gjithë jemi në dietë. Ti thua u rrit çmimi i bukës, rëndësi ka që gjëra të tjera i kemi në terezi. Është rrit edhe gazi? Po mirë pra, qenka rrit buka edhe gazi, po mirë gjonat e tjera na shkojnë vaj, na shkojnë vaj. O zot, o zot! Ja u rrit buka, gazi dhe energjia elektrike, ne gjërat e tjera na shkojnë vaj mo vaj. u rrit buka, gazi, energjia elektrike dhe uji, po pastaj? Ne gjërat e tjera na shkojnë vaj mo vaj. Po vaj ulliri na shkojnë gjërat neve, po e kena në terezi.
O zot, u rrit buka, gazi, uji, energjia elektrike, TVSH-ja, po pastaj? Ja u rrit buka, gazi, uji, energjia elektrike, TVSH-ja, edhe nafta, po pastaj? Po mirë mo ça ndodhi, u rrit buka, gazi, uji, energjia elektrike, TVSH-ja, nafta, mielli, kafja, po pastaj? Po na shkojnë vaj mo vaj, po ça thua mo? E kena në terezi. Edhe apartamentet? U rrit buka, gazi, uji, energjia elektrike, TVSH-ja, nafta, mielli, kafja, edhe apartamentet. E ça na gjeti neve? Ne gjëra na shkojnë vaj më vaj, po e kemi në terezi. Po ku çohemi ne? Më fal, a çohet shqiptari po u rritën këto gjëra? Ne nuk na prek asnjë. Pse do çohemi ne me u rrit këto gjëra në Shqipëri?
Nuk luan shqiptari për këto gjëra të vogla. Unë do të doja shumë sinqerisht që të gjithë ju të ngriheni në këmbë dhe të mbajmë 1 minutë heshtje që ngelëm 6 orë pa Facebook, pa Instagram, pa Whatsapp, pa internet. Për këto çohemi ne. le të thonë që nuk ngrihen shqiptari, le të thotë ai i gjati që nuk çohen shqiptarët, ja u çuan për internet”, u shpreh Besi.