Shqiptarët e Luginës i dërgojnë letër të hapur Mogherinit, duan të jenë pjesë e dialogut

0
33
epa04380503 Outgoing Italian Foreign Minister and incoming EU Foreign Policy chief Federica Mogherini attends a hearing by European parliament foreign affairs in Brussels, Belgium, 02 September 2014. Leaders of the European Union's member states on 30 August 2014 appointed Italian Foreign Minister Federica Mogherini as new Foreign Policy chief. EPA/OLIVIER HOSLET
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë dërguar një letër Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, përmes së cilës kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e dialogut.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes një iniciative, i kanë dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, në të cilën kanë shprehur qëndrimin e tyre që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Siç bëhet e ditur, kjo iniciativë është nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi si dhe nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, transmeton lajmi.net.

Përveç Mogherinit, këtë letër përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ia kanë dërguar edhe presidentit Hashim Thaçi si dhe kryesuesve të dialogut, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Siç raportojnë mediet serbe, përmes kësaj letre, përfaqësuesit shqiptarë kanë argumentuar se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë është një mundësi jetike për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

 

Zjarr Tv Ad