Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama njofton se rreth orës 15:00 të ditës së sotme, do të bëjë publike paketën e rezistencës sociale.
“PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE. Sot ora 15:00 Live FB”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rama e njoftoi mëngjesin e sotëm përgatitjen e kësasj pakete sociale, e cila duket se është nxitur nga protestat qytetare në të gjithë vendin, që vijojnë sot në ditën e tyre të katërt.
Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë bëri publik aktin normativ, që detyron bizneset e karburanteve që të tregtojnë në të njëjtin çmim.
Deri të martën çmimi i naftës në të gjitha pikat e karburanteve do të jetë 213 lekë për litër.
Çdo biznes do të jetë i detyruar që të zbatojë vendimet e bordit, pasi në të kundërt do të duhet të mbyllet.