Shqiptarët me gomone drejt Anglisë/ Franca dhe Britania marrëveshje për frenimin e emigrantëve të paligjshëm. Çfarë parashikohet

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje të re që synon të frenojë kalimin e emigrantëve të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.

Sipas marrëveshjes, së firmosur nga ministrat e brendshëm të dy vendeve, Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 75 milionë dollarë në periudhën 2022-2023. Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze.

Marrëveshja do të forcojë gjithashtu sigurinë në porte duke investuar në teknologjinë e mbikëqyrjes, me dronë dhe helikopterë për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e kalimeve të paligjshme.

Britania po përballet me një numër më të ulët azilkërkuesish se vende të tjera europiane si Italia, Franca dhe Gjermania, por mijëra emigrantë, mes tyre edhe shqiptarë, i drejtohen verut të Francës çdo vit me shpresën se do të kalojnë La Manshin për të mbërrritur në Britani.

Më shumë se 40 mijë persona kanë përdorur varka dhe mjete të tjera të vogla lundruese për kalimin e La Manshit përgjatë këtij viti. Me dhjetëra persona kanë humbur jetën teksa ndërmarrin këtë udhëtim në kërkim të një jete më të mirë.

Kritikët kanë fajësuar qeverinë britanike se është treguar e ngadaltë në përpunimin e kërkesave për azil duke lënë mijëra persona në kushte të këqija në qendrat e emigrantëve./VOA

Zjarr Tv Ad