Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të çojë para drejtësisë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrinSali Berisha, pasi atij dhe njerëzve u është sosur durimi duke pritur.
Në një shkrim në Facebook, Vasili thotë se ekonomia shqiptare eshte “e kapur për fyti” nga oligarkt që sipas tij përdoren nga Rama, ndërsa më tej ia rendit një serë akuzash dhe çështjesh që SPAK duhet të kishte hetuar me kohë. Sipas tij Rama i bën presion Prokurorisë së Posaçme që të mos hetojë aferat e mëdha korruptive.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
SPAK boll mbylle syte ndaj Rames, ketij zgjatimi dhe gjymtyre te provuar te oligarkise! Ekonomia shqiptare eshte e kapur per fyti nga oligarket dhe ndodhet ne intubim Oligarkia ne Shqiperi eshte qartesisht perdoruese dhe e perdorur nga Rama dhe qeveria.
Rama-Qeveria dhe oligarkia jane si dy ene komunikuese te lidhura pazhgjidhshmerisht me njera tjetren. Drejtesia me regji eshte e vetmja mburoje e Rames dhe ekonomise oligarkike qeveritare si dhe bunker shpetimi i saj. Ne se SPAK-u do te ishte pa regji, do ti kishte cuar me kohe ne banken e akuzes bëmat dhe gjëmat sa nje mal si:
Koncesionin e Rruges se Kombit
Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit
Koncesionin e Aeroportit te Kukesit
Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano
Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
Rrugen Kardhiq Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.
Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milion euro kilometri.
Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.
Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.
Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
Shitjen e ARMO per skrap.
Koncesionin e CHECK UP.
Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane. Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare. Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.
Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama
Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut, qe ai te mos veproje, qe te mbylle syte,te tapose veshet dhe te lidhe duart.
Por lodhet kot.
Aferat jane kaq te medha, sa qe mbyllja e syve e SPAK-ut vetem se ja zgjat pak agonine,por nuk e shpeton dot Ramen. Dita e gjykimit po afron…!