Deputetja e PD Ina Zhupa ka qenë sot në një ndër tregjet në kryeqytet ku sipas saj ka rënë puna për shkak se çmimet janë rritur por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me rrogat gjatë këtyre 8 vite qeverisje të Edi Ramës.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA
Jemi në një nga tregjet e kryeqytetit ku shiten fruta-perime dhe mallra të konsumit ditor, siç është shporta ushqimore për çdo familje shqipëtare.
Patëm bisedë me tregtarë, të cilët pranuan të flisnin para kamerave, por dhe me të tjerë të cilët nuk pranuan, nga frika se të nesërmen do ti vinin policia tatimore, krimi ekonomik, për ti dënuar për krimin që po bënin duke folur të vërtetën. Në fakt realiteti e tregon shumë qartë me pamjet.
Sipas vetë INSTAT, organizatës që është shtetërore, ka një rritje në 2021 të çmimeve për qytetarët, deri në xhepat e tyre kushton me 50 mijë lekë të vjetra, për çdo muaj për një familje mesatare me katër persona. Ne sot në fillim të vitit 2022, vunë re se çmimet janë rritur përsëri. Kjo vjen edhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës, të karburanteve, e rritjes së çmimit të gazit.
Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë. Përkundrazi, i ka mbushur me taksa karburanti dhe paguajnë 7 taksa brenda çmimit të karburantit.