Shqiptarët në Serbi e duan bashkimin me Kosovën, por deklaratat janë të pabesueshme

0
8

Rritja e interesimit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për komunitetin shqiptar në Serbi e ka relaksuar atmosferën në Luginën e Preshevës thotë analisti nga kjo luginë, Nexhat Behluli, ndërkohë që sytë janë nga bisedimet Kosovë-Serbi.

“Atmosfera tani është me relaksuar për shkak se interesimi i qeverisë nga Kosova, i qeverisë nga Shqipëria është pak i shtuar. Kohet e fundit kemi disa vizita kemi disa donacione, realizimin e disa projekteve konkrete kështu që në Luginë të Preshevës disponohet me një klimë, me një atmosferë pak më të volitshme, ndërsa sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi dhe me tej vazhdojnë të mbetemi peng i marrëdhënie jo të mira për relacionin Beograd-Prishtinë, ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e pësojmë më së shumti atë”, shprehet Nexhat Behluli.

Por a besohet bashkimi me Kosovën siç deklaron presidenti Kosovës Hashim-Thaçi?

“Nuk ka shqiptar momentalisht në Luginë të Preshevës, i cili momentalisht jeton dhe i cili nuk e dëshiron bashkimin me Kosovën. Sa do realizohet? Ne jemi pak kohët e fundit skeptik se institucionet kosovare, Prishtina zyrtare nuk është e sinqertë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë ai./tch

Nëse nuk ndodh bashkimi të drejtat e shqiptareve duhet të garantohen me reciprocitet thotë Nexhat Behluli.

“Nëse nuk ndodh deri bashkimi i luginës se Preshevës me Kosovën në atë rast është si alternativë reciprociteti, atë që e fitojnë serbët e Kosovës, shqiptaret e Luginës së Preshevës në kuadër të kufijve administrative të Serbisë”, thekson ai.