Shqiptarët në vendin e pestë në botë për duhanpirjen

0
5

Të dhënat e ‘Tabacco Atlass’ vlerësojnë se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10 -14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit. Ndonëse INSTAT në një raport të tyre për duhan pirjen vlerësuan se ishte ulur me 7 %, të paktën dekadën e fundit, eksperti për kontrollin e duhanit Roland Shuperka thotë se këto të dhëna nuk janë të sakta. OBSh ka bërë studime specifike për duhanin. Ndërsa studimi që është bërë është bërë për shumë probleme të tjera. Shuperka thotë se edhe tregtia e paligjshme e cigareve është një tjetër problem, e cila i shkakton shtetit dhe një dëm ekonomik. ‘Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve polmonare kronike. Duhanpirja nuk është e barazvlefshme me kancerin e polmonit por është një nga shkaqet dhe faktor risku themelor’ Duhanpirësit e rregullt vlerësohen në 40 % te meshkujt dhe 6% te femrat, raporton oranews. Në 2013 parlamenti votoi një ligj që ndalonte konsumin e duhanit në ambiente publike por gjashtë vite nga hyrja e tij në fuqi shihet që rezultatet janë të duhura.