‘Shqiptarët nuk lexojnë se s’kemi trena’, reagimi i Edmond Tupes

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pse nuk lexojnë shqiptarët? Kjo është tema që mblodhi në ‘Review’ e kësaj të shtune dashamirës të librit dhe studiues.

Batuta e pedagogut Armand Sallabanda se, një arsye pse shqiptarët nuk lexojnë është se nuk kemi trena, vend ku zakonisht të huajt lexojnë, solli hutimin e profesor Edmond Tupes.

“Po bëni humor ju apo si? “Po”, ishte përgjigja e Sallabandës. “Qesëndi, se për një moment e mora seriozisht”, tha profesor Tupe.

“Në këtë vend të mbushur me grotesk si mund të flasësh ndryshe. Ne nuk kemi as stacion treni jo tren”, u përgjigja Sallabanda.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre.

Zjarr Tv Ad