“Shqiptarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin”- Kryemadhi: Rama të vizitojë inceneratorin e Tiranës, t’i tregojë qytetarëve ku kanë shkuar paratë e tyre

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat aferën me Inceneratorët.

Kryemadhi u shpreh se ky është një investim i bërë në letra dhe jo i vërtetë. Ajo shtoi se qytetarët shqiptarë paguajnë një shërbim që nuk e marrin ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkojë të Inceneratori i Tiranës.

“Edi Rama ka bërë një plan biznesi për të vjedhur çdo shqiptar me Inceneratorët. Është një investim në letra dhe jo i vërtetë. Klodian Zoto ka nënkontraktuar pleq, plaka, barinj nëpër male dhe të vdekur që kanë nënshkruar firma fiktive. Nga nisja e koncesionit deri më sot shqiptarët paguajnë një shërbim që nuk e marrin dhe nuk e kanë marrë asnjëherë.

I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur është ai i Tiranës. Financues të kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellur. Pse fshihet Edi Rama dhe pse u tha qytetarëve në Komisionin Parlamentar që kompania ka bërë investim dhe unë jam kryeministër dhe firmos pam, pam, pam.

Sot e shikonim duke folur si një analist ligjor. E ftoj kryeministrin e Shqipërisë të shkojnë të Inceneratori i Tiranës dhe t’i tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln eurosh. Të bëjë inspektimin që bën gjithmonë në fasada”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad