“Shqiptarët po kursejnë”, eksperti i ekonomisë: Po e shet tërheqjen si dhuratë! Ironizon Zheji: Xhaxhi kryeministër të jep shpulla, por kur sillesh mirë të jep çokollata

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin ‘Pikat mbi i” analisti Artur Zheji dhe eksperti i Ekonomisë Zef Preçi folën për situatën ekonomike në vend duke u ndalur edhe tek vendimi i qeverisë për të mos vendosur çmimin e ri të energjisë elektrike.

Kriza mund ta themi që është në një sfond ndërkombëtar. Kemi dy faktorë ku dua të ndalem. Jo më larg se 24 orë kemi protesta shumë të forta në Francë, kemi një rrokadë politike të fortë në Itali që është luajtur mbi çmimin e lartë të energjisë dhe kemi një akt të fortë të Gjermanisë që kancelari Scholz mori vendimin për të ndarë 200 mlnd euro për të ndarë për energjinë. Pra them se këto model plus presioni politik po ashtu edhe sondazhi i pakënaqësisë së qeverisjes që shkon në nivelet e 61%. Në këtë këndvështrim imagjino sa do shkonte pakënaqësia kur të paguhej fatura e parë super e shtrenjtë”, tha Zheji.

Nga ana e tij eksperti i ekonomisë tha se pas një fushate përgatitore para një viti, mendoj se ia arriti qëllimin për të trysnuar konsumatorin dhe biznesit dhe tërheqjen e paraqiti si dhuratë të qeverisë.

Çmimi rritet kur kryhet investimi dhe kur ka nevojë që investimet të kthehen tek ai që i ka bërë. Kush e përcaktoi shifrën? Nga doli? Thjesht u mor një referencë e çfarëdoshme. Me investime të kryera rreth 500 mln gjatë dekadës së fundit, duhet të ishte një tjetër situatë. Rritja e çmimit ishte e pambështetur dhe interesat elektorale i konsideroj determinant për tërheqjen”, tha ai Preçi.

Ndër te tjera Zheji shtoi: “Një kryeministër me të gjitha presionet, kur bën një tërheqje është për t’u përshëndetur.”

Teksa komentuan arsyetimin e kryeministrit Rama lidhur me tërheqjen për rritjen e çmimit të energjisë, Zheji tha se kryeministri mendon se i di te gjitha.

“Padiskutim që stafi i kryeministrit, adhuruesit e tij mendojnë se a i di të gjitha. Sheh ëndrra ka komunikime ekstra natyrale, këto gjëra në një shtet më serioz si i joni dalin staf specialist, jemi shumë piktoresk si shtet. Pasioni i kryeministrin për të dhënë çokollatën e lajmit të mirë e shohim kur do ai tremb popullin dhe kur do jep çokollata të gëzueshme. Xhaxhi kryeministër, ose jep disa shpulla, ose kur populli sillet mirë, jep disa çokollata. Nuk mund të vazhdojmë në këtë formë. Rama nuk është në atë moshë që të ndjehet baba i të gjithëve. Në botë nuk ndodh kështu”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë më tej tha se tkurrja e konsumit nuk po ndodh thjesht tek energjia, por rritja e çmimeve ka ulur konsumin.

Zjarr Tv Ad