Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar shpopullimin e vendit dhe listimin e Shqipërisë në vendet me numrin e azilkërkuesve më të lartë në botë.
“Të pasigurt të pambrojtur të përjashtuar nga çdo ndihmë sociale qytetarët marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Britaninë e Madhe apo në Evropë.
Është e papranueshme që vendi ynë për 1 mijë banorë të lejë pas vendet që janë në konflikt apo luftë për sa i përket kërkesave për azil.
Për çdo 1 mijë banorë aplikojnë për azil 5 nga Shqipëria, nga Siria 2.5 nga Gjeorgjia 3.9.
Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit situata është më keq. Gati 8 herë më pak se Kosova dhe 20 e ca herë nga Bosnja. Janë 137 udhëtimet me charterin luksoz që i kanë marrë mendjen Edi Ramës dhe i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij”, tha Meta.