Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, goditi me thikë gruan

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 67-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij në rrugë.

Ngjarja ndodhi në mes të një rruge në Vienë dhe vendimi i gjykatës ishte unanim.

Shqiptari nuk foli në asnjë moment gjatë gjithë seancës gjyqësore.

Ndërsa nga fundi ai u shpreh se “nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”.

Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Ai mbajti një monolog në gjuhën e tij dhe më pas u shoqërua nga salla me dy roje të burgut. Aktgjykimi nuk ishte përfundimtar dhe Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për t’u menduar.

Gruaja 59-vjeçare u qëllua tetë herë me thikë, pasi gjatë një takimi në rrugë si pjesë e zënkës me fjalë, ajo kishte thënë një fjalë të pistë që ai nuk e shqiptoi dot.

67-vjeçari rezultonte të kishte qënë i burgosur dhe më parë pasi që në moshë të re kishte vrarë dy gra të tjera.

Zjarr Tv Ad