Shqiptari dhe e dashura e tij përplasen për vdekje, policia nis hetimet

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri shqiptar dhe e dashura e tij polake kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të qendrës së Athinës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, në rrugën Agiu Meletiou. Motori me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një makinë.

Drejtuesi i motorit, 26-vjeçari shqiptar Sokol Shkurti ndërroi jetë menjëherë. E dashuria e tij polake, Veronika Kiueek 23 vjeç, u plagos mjaft rëndë dhe ndërroi jetë mesditën e të dielës, në spital.

Drejtuesi i makinës, në vend që t’u ofronte ndihmën e parë dy të rinjve, i la të dy të shtrirë në asfalt dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka grumbulluar prova nga vendi i aksidentit, ndërsa po kërkon për materiale të mundshme filmike nga kamerat e sigurisë në zonë.

Zjarr Tv Ad