Shqiptari dhe gruaja shtatëzënë kapen me 2,578 kg heroinë dhe 6.200 euro

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Italiane e Padovas ka vënë në pranga një shqiptar, nën akuzën e trafikimit të drogës dhe ka proceduar në gjendje të lirë një grua.

Policia bën me dije se i arrestuari ishte shqiptari me inicialet T.K, 29 vjeç dhe gruaja A.E, 28-vjeç, e cila ishte edhe shtatëzanë. Dyshimet e policisë janë se shqiptari e kishte marrë në makinë gruan për të shmangur mundësinë e ndalimit nga Policia.

Policia e ndaloi makinën tip “Fiat”, që po udhëtonin dhe gjatë kontrollit ushtruar në makinë u gjet dhe sekuestrua një “bukë”, e paketuar me celofan të zi, që përmbante 520 gram heroinë.

Pas kontrolleve në kopshtin e shtëpisë së shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan 2.078 kilogramë heroinë dhe 6.200 euro në para të gatshme, të gropozura në tokë.

Në total sasia e heroinës e sekuestruar shkon në 2,578 kilogramë.

Zjarr Tv Ad