Shqiptari Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi, vjen reagimi i parë nga Serbia

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazovic. Nga Serbia ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministrja Ana Brnabic e cila ka uruar homologun e saj malazez.

Brnabic, përmes një postimi në Twitter shkruan se është e bindur që do të ketë një komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me të.

Ndër të tjera ajo shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.

Kryeministri i ri Abazoviç theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat bartin pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian , zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Zjarr Tv Ad