I lindur në Klinë të Kosovës, Pilot ne Floten Ajrore Amerikane duke realizuar ëndrrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është i riu, Edmond Smajli, i cili është vetëm një hap larg për t’u bërë pilot ushtarak. Smajli tashmë me sukses ka kryer shkollimin dhe bëri betimin në Air Forcen Amerikane. Familja e pilotit Edmond Smajli, janë nga Klina, kurse aktualisht jetojnë në Dallas të SHBA-ve Shtatorin e kaluar ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjoze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën. Por jo vetëm kaq betimi, për të shërbyer në forcat ushtarake amerikane është një ngjarje ku asaj i gëzon i gjithë komuniteti i këtij universiteti prestigjoz i aeronatikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe i shqiptarëve kudo që janë mbaso sot nuk feston e gëzon vetëm familja Smajli nga Kosova në Dallas – Texas por feston arritjet e këtyre fëmijëve shqiptar, në Amerikë, komuniteti, familja dhe shqiptarët të cilët do të kenë tashmë edhe një pilotë në radhët e uniformave të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA. Edmond Smajlit, kap ëndrrën amerikane dhe tani i hapen dyert për një sukses të padsikutueshem! Ai është nga Klina – Kosovë, dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, student me rezultatet më të larta që prej mbasi studjojë në Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach Florida, do të jetë pjesë e Flotës Ajore Amerikane U.S. Air Force si një pilot. Simbas, një video nga ceremonia e diplomimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftojë se do t’a shënoi në kalendarin e saj edhe datën 23 Shkurt 2019 – si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar këtu në SHBA. Mbasi djalit i tyre Edmond Smajli, ka qenë duke festuar së bashku me anëtarët e familjes, kolegët e tij student, shok dhe veprimtar të komuniteti dhe miqtë arritjen e sukseseshme, në Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, nga ku ai tani do të jet së bashku me studentet e tjer të këtij universiteti edhe piloti ardhëshëm i Flotës Ajrore Ushtarake të SHBA . Pilot amerikan është sfide për jetën e çdo studenti, natyrisht që është një festë e veçantë me shumë traditë dhe simbolikë e veçantë që pasqyron historinë e arsimit të lartë në këtë vend të shkollës së lart ushtarake amerikane. Kjo, është dita që studentve t’ju jepet rasti të fillojnë një jet e re – krejt ndryshe nga ajo e mëparshme duke u sfidur në artin ushtarak amerikan atë më sfiduesen si pjesë e Flotës Ajrore Amerikane U.S.Air Force. Mbasi tani përpara tyre është e ardhmja me shumë sfidave. Përveç kësaj thuhet se këta student dhe anëtarët e familjes, së bashku me anëtarët e komunitetit, bashkohen në këtë ditë me të gjithë komunitetin e Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, në këtë ceremoni të kësaj dite të jashtëzakonshme, për një sukses të jashtëzakonshëm. Edmond Smajli, Pilot i U.S.Air Force, siç e cekem edhe me lart është shqiptar nga Klina – Kosovë dhe ka lindur në Dallas – Texas. Prindërit e tij emigruan në kohën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1989, tridhjet vjet më parë, kohën e shpërbërjes, kohën e luftërave shkatërrimtare që shkatojë rregjimi i Mollosheviqit. Ku një nga më të dëmtuarat nga lufta doli edhe Kosova, e cila në mbrojtje mori edhe ndihmën me bombardimet 78 ditore të SHBA dhe Nato-s, mbi Serbi, dhe bazat e tyre ushtarake. Edmond Smajli u edukua dhe u shkollua në Dallas, dhe ishte studenti me rezultatet më të larta akademike në shkollën e mesme Rock ëall High School – Dallas Texas . Aqsa, me rezultatet e tij të larta, Edmondi mbasi përfundojë shkollën e mesme, arriti të fitonte këtë të drejt studimi për në Universitetin Aeronautikës të Embry-Riddle në Daytona Beach Florida . Gjatë ceremonisë së djeshme të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, si Pilot kësaj sfide të madhe Mondi është shprehur vitin e kaluar : “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falendëroj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që më dha këtë mundësi të artë, pa të cilën studentat si unë do t’a kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shtonë, se “besojë se një ditë do t’ja “shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” .