Shqiptari Gjon Muharremaj që përfaqësoi Zvicrën, fitoi vendin e 3-ë në Eurovision/ Në Shqipëri më thanë se nuk ka vend për mua…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Mirëpo, dëshira e djaloshit ka qenë të përfaqësojë vendin e tij të lindjes, por kjo dëshirë i është refuzuar nga Shqipëria, pasi në momentin e fundit vendosën që ta lenë jashtë gare, në Festivalin e Këngës.

Gjatë një intervistë të dhënë më herët, ai ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës, pra dyshja drejtuese nga dyshja Grabocka-Vejsiu, e kanë lënë jashtë, pasi sipas tyre ishin plotësuar vendet.

“Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artista dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″, ka thënë ai.

Kujtojmë që, Gjon u shpall si artisti më i votuar nga juria në Eurovision 2021, ndonëse llogaritja e 50% të votave të publikut, e renditën në vendin e tretë këngën e tij “Tout l’Univers”.

 

Zjarr Tv Ad