Shqiptari i Lazios firmos në Ligue 1

0
6

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Riza Durmisi do të jetë pjesë e Ligue 1. Lojtari që përfaqëson kombëtaren daneze ka arritur akordin me Nice, ku ka kaluar në formulën e huazimit me të drejtë blerje nga Lazio.
Marrëveshja u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të Nice këtë pasdite, me Durmisi që tashmë i ishte nënshtruar testeve mjekësore dhe ka firmosur me klubin francez.

25-vjeçari u bashkua me Lazio nga Real Betis në verën e 2018 për një 7.5 milionë euro. Gjithsesi, mbrojtësi i majtë nuk bindi thuajse aspak, duke grumbulluar vetëm 19 paraqitje me kryeqytetasit në të gjitha garat. Ky transferim shihet si mundësi e mirë për Durmisin për të fituar pikë dhe për të qënë i gatshëm të përfaqësojë Danimarkën në Euro 2020.