Një shqiptar 40 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua në mëngjesin e sotëm (29 korrik) nga policia e Porto Azzurro (Elba), nën akuzën e trafikimit të kokainës.
Gjatë kontrollit të natës policia ndaloi një makinë dhe shoferi u konstatua me nivel alkooli 0.55 g/l. Menjëherë policia i pezulloi liçencën.
Gjatë hetimeve, qëndrimi i shqiptarit i bëri karabinierët të dyshonin dhe vendosën që t’i bëjnë një kontroll më të plotë, duke i zbuluar disa doza të kokainës brenda makinës.
Më pas kërkimi i policisë vijoi në shtëpinë e shqiptarit ku u gjetën rreth 1 mijë euro.
Pranë shtëpisë së 40-vjeçarit ndodhej i parkuar një skuter brenda, të cilit karabinierët gjetën, në bagazh, 20 gram kokainë, që u sekuestruan së bashku me paratë.
40-vjeçari u vu në pranga dhe siç ishte urdhëruar nga zyra e prokurorit të Livornos, iu nënshtrua masës së “arrestit shtëpiak”, në pritje të dispozitave të autoritetit gjyqësor.