“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një deklaratë për mediat ka publikuar të dhënat e një sondazhi në lidhje me atë se si qytetarët e perceptojnë qeverinë.

Hajdari u shpreh se 70% e shqiptarëve ndihen të pasigurt në vend për shkak të rritjes së kriminalitetit, teksa theksoi se Partia Demokratike do të angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat për tu bërë mburojë e tyre.

Më tej, ish deputetja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protesta.

“83.7 përqind e qytetarëve e përcaktojnë korrupsionin e lartë me përhapje të madhe, qeverinë si të korruptuar e s’ka si të jetë ndryshe. Teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe luksin e tekat e kryeministrit. Qytetarët duhet të paguajnë rryshfet edhe për të marrë shërbimet e ofruara mnga qeveria.

70% e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes sëk riminalitetit në vend. PD angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat ligjore për tu bërë mburojë e qytetarëve dhe i bën thirrje ccdo qytetari shqiptar që të bashkohen në protesta”, tha Hajdari nga selia blu.

Zjarr Tv Ad