Shqiptari planifikonte arratisjen nga burgu grek, do të merrte pengje

0
303
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia greke thotë se ka evituar një arratisje te mundshme pas kontrollit te befasishëm ne qelinë e një të burgosuri shqiptar në burgun Koridalos të Athinës. Gardianet kontrolluan qelinë e Fabio Dushkut, me autorizim nga prokurori pas nje sinjalizimi se i burgosuri shqiptar kishte ne qeli një arme zjarri te çmontuar. Por gardianet gjeten dhe sekuestruan disa thika artizanale, doreza hekuri dhe telefona celulare. Ndërkaq, si gjetja me e rëndësishme konsiderohen dy laptopë që madje ishin të lidhura ne internet. Sipas mediave vendase, Fabio Dushku kishte dhe profilin e vet ne Facebook, me emrin “Vrasësi profesionist”, ndërsa kishte publikuar edhe lidhje me skype. Fabio Dushku po vuan dënimin si pjesëmarrës ne një tentativë arratisjeje nga burgu i Koridalosit te disa pjesëtareve të organizatës guerile “Komploti i Celulave te Zjarrit”. Arratisja do te kryhej pas hedhjes ne ere te murit te burgut. Atëherë, Dushku ishte shprehur krenar për miqësinë e tij me guerilet greke. Pas kontrollit ne qelinë e tij, burime policore janë cituar nga mediat të kenë thënë se është hera e parë që gjenden laptopë në burgjet greke. “Mendojmë se kemi evituar një arratisje nga burgu, thikat do te mund te përdoreshin edhe për te marre dike peng gjate tentativës “, kanë shtuar burimet e policisë.

Zjarr Tv Ad