Shqiptari rreh të dënuarin në burgun e Trikalas

0
29

Një i burgosur në burgun e Trikalas është vrarë nga një shqiptar,  i cili edhe ai vuante dënimin në këtë burg.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është 55 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa viktima është një 66-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra në kokë, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjten zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut. Shqiptari është dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muaj për drogë. Ironia e fatit është se të dy të dënuarit do të liroheshin shumë shpejt.