Shqiptarja qëllon fëmijën 7-vjeçar me thikë, më pas hidhet nga ballkoni

0
1052
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Torino të Italisë. Një nënë shqiptare ka qëlluar disa herë me thikë djalin e saj 7-vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se pas veprimit makabër, nëna ka dalë në ballkon dhe është hedhur duke gjetur vdekjen.

Djali 7-vjecar ka shpëtuar, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Fëmija ka plagë në duar dhe bark, pasi ka tentuar që të mbrohet nga goditjet me thikë të nënës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja bashkëjetonte me një italian, me të cilin ishin ndarë së fundmi dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku që ajo të tentojë të vrasë fëmijën

Zjarr Tv Ad