Shqiptimi i vështirë i mbiemrit, blerja më e re e Milanit u vjen në ndihmë tifozëve dhe komentatorëve sportiv

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Charles De Ketelaere është futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezinjtë derdhën në arkat e Brugge shumën e 32 milionë euro plus 3 të tjera në formën e bonuseve plus një pjesë të kartonit në rast rishitjeje.

Klubi nga Milano ka vendosru të bëjë një prezantim të vecantë të talentit belg. De Ketelaere shfaqet me bluzën e Milanit dhe përpara ka një pulsant që shtypet sa herë që emri i tij shqiptohet gabim. Në fund është vetë belgu që shqipton saktë mbiemrin e tij, kjo pritet tju vijë në ndihmë tifozëve por edhe komentatorëve apo gazetarëve sportiv.

Me këta të fundit që sezonin e ardhshëm do të duhet ta përdorin shpesh këtë mbiemër.

De Ketelaere sezonin e fundit me Brugge u aktivizua në 39 takime duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 8 asist.

Zjarr Tv Ad