Shqyrtohet mandati i deputetit për Pandeli Majkon, Këshilli i Rregullores ia kalon seancës së sotme plenare në Kuvend

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit, Pandeli Majkos.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla njëkohësisht Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Shqipërisë, sot u zhvillua mbledhja e këtij Këshilli.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin nr. 140, datë 04.04.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë Pandeli Sotir Majko” dhe pasi verifikoi mandatin e deputetit Majko, ia kaloi seancës plenare të datës 11 prill 2022 .

Zjarr Tv Ad