Shtatë raste të reja me COVID-19, shërohen 14 pacientë të tjerë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 773. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste pozitive, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Sipas ministrisë rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus. Në total janë shëruar 470 persona.

31 persona kanë humbur jetën –Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh. 

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në dy spitale 36 paciente– Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia      Të prekur   Të shëruar

Tiranë         320           207

Shkodër     110           74

Krujë           105           11

Durrës        42             38

Fier             37            32

Kurbin        31            3

Korçë          19          19

Elbasan      18           15

Kukës         18          10

Lezhë            14         14

Has                  14        12

Kavajë               9       9

Lushnje             7       4

Vlorë                5       4

Pukë                 5       4

Mirditë             5      3

Rrogozhinë     4       4

Tropojë           4       4

Berat               4       2

Mallakastër     1       1

Mat                 1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Zjarr Tv Ad