Shtatzëna shqiptare bllokohet në ishullin grek,reagon kryeministri Mitsotakis

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 19-vjeçare shqiptare, shtatzënë në muajin e shtatë, është shpëtuar nga gatishmëria e plotë e emergjencave civile greke dhe zyrës së kryeministrit, pasi ajo paraqiti probleme shëndetësore. E reja ishte e bllokuar në ishullin e Mykonos, për shkak të motit të keq dhe duhej transportuar menjëherë në një spital të specializuar.
Ka qenë vetë kryeministri Mitsotakis, i cili ka urdhëruar që drejt ishullit turistik të niset avioni qeveritar. Në një kohë të shkurtër, 19-vjeçarja nga Puka është marrë dhe është dërguar për në spitalin “Aleksandria” në Athinë.
Mësohet se e reja, Adelina Gjeloshi, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Ad