Shtendoset konflikti SHBA-Kinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uashingtoni dhe Pekini kanë bërë lëshime të dyanshme në luftën e tyre tregtare. Dy vendet do të heqin apo shtyjnë përkohësisht hyrjen në fuqi të tarifave mbi produktet me vlerë miliarda dollarë, pak javë përpara takimeve të nivelit të lartë në SHBA.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të shtendosin përkohësisht raportet tregtare, duke i hapur rrugën diplomacisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se rritja e tarifave ndaj importeve kineze e planifikuar më 1 tetor, do të shtyhet me disa ditë.

“Me kërkesë të zv.presidentit të Kinës, Liu He, dhe për shkak të faktit se Kina më 1 tetor feston 70-vjetorin, në shenjë dashamirësie, kemi vendosur që rritja e tarifave nga 25 në 30 për qind mbi mallrat me vlerë 250 miliardë dollarë, të hyjë në fuqi më 15 tetor,” shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Shtyrja me dy javë e aplikimit të tarifave erdhi pak orë pasi Pekini gjithashtu shpalli masa reciproke ndaj një sërë produkteve amerikane bujqësore, blegtorale, medikamenteve kundër tumoreve apo industrisë së peshkimit.

Më 1 shtator palët nuk lëshuan nga pozicionet përkatëse, dhe vijuan të tarifojnë gati 190 miliardë mallra të ndërsjella deri 15 për qind.

Lufta tregtare mes dy superfuqive ekonomike është përshkallëzuar prej më shumë se një viti pasi Uashingtoni e akuzon Pekinin për praktika të pandershme, për vjedhje të pronës intelektuale dhe konkurrencë të pabarabartë me kompanitë e huaja në tregun kinez.

Në muajin tetor palët do u rikthehen negociatave të nivelit të lartë në kryeqytetin e SHBA-së.

Zjarr Tv Ad