Shtëpia e Bardhë mbron vendimin për ndërprerjen e takimit Trump-Kim

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtëpia e Bardhë mbrojti të dielën ndërprerjen e takimit të nivelit të lartë të Presidentit Donald Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi, duke thënë se duke refuzuar një marrëveshje të pjesshme sipas kushteve të Phenianit, ishin mbrojtur interesat amerikane. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton i tha televizionit CBS se “çështja ishte nëse Koreja e Veriut ishte e gatshme të pranonte atë që Presidenti e quan ‘marrëveeshjen e madhe’, që është çnuklearizimi i plotë, sipas një formulimi që presidenti i dorëzoi Kim Jong Unit dhe të krijohej mundësia për një të ardhme ekonomike të zhvilluar, ose diçka më pak se kjo që për ne ishte e papranueshme”.

Zoti Bolton shtoi se presidenti “i qëndroi me forcë pikëpamjes së tij”, se ai e thelloi marrëdhënien me Kim Jong Unin dhe se ai nuk e konsideronte dështim kur interesat kombëtare janë të mbrojtura.

Në një nga intervistat e mëngjesit që dha për CNN-in, zoti Bolton tha se “nëse nuk arrin një marrëveshje të mirë, më mirë të mos kesh marrëveshje fare sesa një marrëveshje të keqe”. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se nuk është i qartë fati i negociatave të mëtejshme me Korenë e Veriut.

 

Zjarr Tv Ad