Shtëpia e Bardhë: SHBA jashtë përpjekjeve globale për vaksinën, për shkak të konflikteve me OBSH-në

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Administrata amerikane nuk do të bashkohet në përpjekjet globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë vaksinën Covid-19, për shkak të përplasjeve që ajo ka me OBSH-në, nga e cila ka vendosur largohet duke e akuzuar organizatën se ka vonuar alarmin për pandeminë dhe si ‘shumë të lidhur me Kinën’.

“SHBA do të vazhdojë të angazhojë partnerët e saj për të mposhtur virusin pa u lidhur me agjencitë e ndikuara nga OBSH dhe Kina e korruptuar”, – u deklaruan nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, më shumë se 170 vende po marrin pjesë në ‘Facilitetin Global të Vaksinave Covid-19’ (Covax), një projekt që synon të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave dhe të sigurojë doza për të gjitha vendet, duke i shpërndarë ato fillimisht në segmentet më të rrezikuara të popullsisë.

Plani, i udhëhequr nga OBSH, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe Aleanca Gavi (një fondacion i lidhur me Bill Gates), mbështetet nga disa aleatë tradicionalë të SHBA, përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Komisionin Evropian.

Zjarr Tv Ad