‘Shtëpia e Lirisë’, flet analisti Erlis Çela: Koalicioni PD-LSI nuk ka funksionuar asnjëherë, bëhet më tepër nga halli

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Erlis Çela ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, për të folur për koalicionin e ri që ka dalë në skenën politike shqiptare, ai mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së.

Sipas Erlis Çelës, koalicioni PD-LSI nuk ka funksionuar asnjëherë, por është një koalicion i sforcuar që bëhet më tepër nga halli, siç është rasti edhe këtë herë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Koalicioni midis PD dhe LSI nuk ka funksionuar asnjëherë. Largësia në ideologji politike mes këtyre forcave nuk e ka bërë natyral funksionimin e një koalicioni të këtij. Ju e dini që në bashkëqeverisjen e vitit 2009, aktorë të rëndësishem të PD, që sot janë në komisionin e rithemelimit, fajësonin LSI për korrupsion. Ka qenë bashkëpunim i sforcuar. As në pushtet dhe as në opozitë ky koalicion nuk ka funksionuar. Kjo nuk të jep shumë mundësi që të shpresosh se do të funksionojë tani. Aq më tepër kemi në krye, zotin Berisha, që ka qenë president, kryeministër, lider opozite,  nga ana tjetër, kemi ilir Metën, po ashtu me shumë eksperiencë, por që të dy këta janë konsumuar shumë në skenën politike. Njerëzit e dinë se çfarë prodhon ky bashkëpunim. Koha do tregojë, por në pamje të parë, ky është koalicion i sforcuar që mua s’më jep shumë shpresë. Në radhët e demokratëve, ky është një koalicion nga halli, nuk është i pëlqyer”, tha ai.

Çela komentoi dhe seancën për shkarkimin e Presidentit Meta në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se duket sikur Meta është bërë gati për një vendim shkarkimi.

“Zoti Meta është bërë gati për një vendim shkarkimi. Sot ka pasur një vendimmarrje për përjashtimin e disa gjyqtarëve, dhe fakti që gjykata i ka rrëzuar ato kërkesa, tregon që do të marrë një vendim. Shpresojmë që gjykata nuk do t’i shmanget vendimit, por do ketë vendimmarrje. Duket qartë se Meta është bërë gati të jetë aktor terreni. Ka qenë pothuajse jashtë rolit kushtetues, i barazlarguar, dhe këtë e ka bërë të qartë se opozita ka qenë në kushte të pabarabarta. Me vendimin për shpalljen non-grata të Berishës kemi një rikthim fuqishëm të zotit Meta në skenën politike. Nuk e di si do të jetë vendimi. Nuk është se Meta humb gjë nga manadati i tij se në korrik përfundon, por ka rëndësi politike. Meta do kërkojë të rifaktorizohet në skenën politike. Kemi një aleancë të shpallur. Kemi një rikonfikgurim të aktorëve politike“, tha Çela.

Zjarr Tv Ad