“Shtëpia e Lirisë na ka dëmtuar”, Tabaku: Votuesit më thonë se do të votojmë aty ku shohim siglën e PD, nga koalicioni përfiton vetëm PS

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku iu bëri thirrje sot qytetarëve që të votojnë kandidatët e PD në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në 6 Mars në 6 Bashki të vendit.

Deputetja demokrate u shpreh në një intervistë në “News24” se Partia Demokratike nuk është në ditët më të mira, por që do të ringrihet shpejt, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, ndërsa theksoi se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dëmtuar PD dhe nga kjo përfiton vetëm PS.

“Nuk të gënjej dot dhe të të them se PD sot është më e fortë se kurrë, por di të them se PD do të bëhet e fortë. Ka një forcë të jashtëzakonshme të PD, ka një energji të jashtëzakonshme për ndryshim PD, për t’iu përshtatur nevojave që kanë qytetarët. Në fund të fundit, neve do na votojnë qytetarët, jo ndërkombëtarët”, u shpreh deputetja Tabaku.

Zjarr Tv Ad