Shtet b*thecësh- Nga Klodian TOMORRI

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Ne shkurt te vitit 2020, Ministria e Drejtesise i percjell Prokurorit te Pergjitshem nje kallezim 700 faqe per nje rrjet kompanish ne fushen e mbledhjes se borxheve.

Ne kallezim, Etilda Gjonaj i kerkonte Olsian Celes ushtrimin e ndjekjes penale per vepren e mashtrimit me pasoja te renda, shperdorimit te detyres dhe pervetesimit te detyres shteterore per kompanite Micro Credit Albania, Albanian Debt Consulting Agency, shoqerine permbarimore ZiG, personin juridik FS dhe personin juridik Flash.

Ne dosje ministrja e Drejtesise ka kallezuar dhe emrat qe qendronin pas ketyre kompanive, ku me kryesoret jane Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Andis Gjoka, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi e shume te tjere. Sipas dosjes, keta persona kishin ngritur nje skeme te madhe kriminale ne formen e organizates se strukturuar, duke zhvatur mijera qytetare shqiptare permes mashtrimit dhe shantazhit.

Te gjitha kompanite ose personat e mesiperm rezultojne te jene te licencuar nga institucionet shqiptare, mbi te gjitha Banka e Shqiperise, Ministria e Drejtesise, IEKA, Dhoma e Avokatise etj.

Ccfare ndodhi ne dy vjet pas kallezimit? Praktikisht asgje. Ernela Cuberit iu hoq licenca e noteres nga Ministria e Drejtesise. Por kaq.

Kompanite dhe personat e mesiperme kane vazhduar te qete aktivitetin e tyre. Dhe aktiviteti eshte ky. Keta rezultojne te kene shtene ne dore, kredi te keqija nga bankat. I kane blere ose i kane marre ne ndonje forme tjeter kjo eshte e paqarte. Pasi marrjes se kredive te keqija, shantazhojne qytetaret debitore te paguajne me interesa disa fish, u konfiskojne te ardhurat permes praktikave ekstraligjore e keshtu me radhe.

Disa dite me pare, per kete ceshtje reagoi zyrtarisht Presidenti. Ilir Meta u dergoi nje leter 11 institucioneve ne vend, perfshire kryeministrin dhe SPAK-un, duke i kerkuar autoriteteve te hetojne urgjentisht dhe te marrin masa urgjente per te ndalur skemen e mashtrimit, e cila sipas tij mund te kete prekur deri ne 100 mije qytetare.

Ne dy vjet e gjysme, prokuroria nuk ka dhene asnje sqarim se cfare ka hetuar, jo me te kete marre masa. Banka e Shqiperise po ashtu nuk ka bere asnje veprim per te shyrtuar apo pezulluar licencat e subjekteve te kallezuara. Qeveria e ka bere vet kallezimin penal, ku thote se keta jane nje bande qe po zhvasin qytetaret, por nuk ka marre asnje mase.

Por qershia mbi torte eshte nje tjeter. Keta persona marrin tendera publike. Olsi Ibro merr tendera nga Blendi Gonxhja permes nje kompanie tjeter.

Tani cfare shteti eshte ky dhe cfare qeverie eshte kjo? Qeveria thote vete ne kallezim, qe keto kompani kane ngritur skeme kriminale duke zhvatur me mijera qytetare dhe ne 2 vjet e ca i le te vazhdojne te qete biznesin, pra qe keta te mashtrojne edhe mijera qytetare te tjere. Madje, gjate kesaj kohe i jep dhe ndonje tender rruges.

Ky lloj shteti qe perulet para nje studioje permbarimore dhe disa mashtruesve qe mbledhin borxhe, si mund te garantoje mbrojtjen e qytetareve? Apo kismet edhe ketu me shpresen se armiku do terhiqet vete. Ky eshte shteti sot. Shtet b*thecesh.

Zjarr Tv Ad