Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur konsullatën amerikane në Jerusalem

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur konsullatën amerikane në Jerusalem e cila u shërbente kryesisht palestinezëve, për ta bashkuar atë me ambasadën e re e cila u hap vitin e kaluar. Zyrtarët palestinezë kanë reaguar ashpër duke e cilësuar një vendim armiqësor dhe fyerje ndaj shtetit palestinez, bashkësisë ndërkombëtare dhe parimeve të OKB-së. Departamenti Amerikan i Shtetit caktoi që këtë të hënë të bëhet zyrtarisht bashkimi i ambasadës së saj në Jerusalem me konsullatën, e cila funksiononte si  selia diplomatike amerikane për palestinezët. Nga ana tjetër, mbyllja e konsullatës është cilësuar si një tjetër provokim i presidentit Donald Trump në botën arabe.

 

Ky hap vjen pas vendimit që shkaktoi dhjetëra protesta të mbajtura disa muaj me radhë në Rripin e Gazës, pasi në dhjetor të 2017s, Trump njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosi dërgoi ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem disa muaj më pas. Situata u vështirësua pasi udhëheqësit palestinezë pezulluan kontaktet diplomatike me Uashingtonin dhe bojkotuan përpjekjet e SHBA-së për të arritur një plan paqeje.

 

Zjarr Tv Ad