“Shtetet jo miqësore me Shqipërinë po pengojnë proceset integruese”/ Kreu i SHISH: Me propagandë, dezinformim dhe sulme kibernetike…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në raportin e kryer me dyer të mbyllura, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka deklaruar se procesi integrues në BE apo NATO për vende të caktuara të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë po pengohet nga mosmarrëveshjet ndërshtetërore duke krijuar  paqëndrueshmëri te shtetet e Ballkanit.

Bendo është shprehur po ashtu se fokusi i SHISH është forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike për të mos lejuar aktivitetet e jashtligjshme që të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Drejtori i SHISH-it, në raportimin para Komisionit për Sigurinë Kombëtare vlerësoi dhe bashkëpunimin me SPAK, PP, policinë e Shtetit apo dhe institucionet e tjera.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo[1]konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”-tha Bendo.

Zjarr Tv Ad